Denoncimi i 34-vjeçares: Më vodhën çantën me 3000 euro brenda në një byrektore në Belsh

Shqipëria

Denoncimi i 34-vjeçares: Më vodhën çantën me 3000 euro brenda në një byrektore në Belsh

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një 34-vjeçare, banuese në Itali, ka bërë një denoncim në polici, pasi i kanë vjedhur çantën me 3 mijë euro brenda në një byrektore.

Ajo ka zbuluar se brenda kishte dhe aksesorë të tjerë floriri dhe dokumente.

“Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat