“Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë!”/ Zbardhen detaje mbi vrasjen e 22 vjeçarit, ja si ndodhi atentati

Shqipëria

“Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë!”/ Zbardhen detaje mbi vrasjen e 22 vjeçarit, ja si ndodhi atentati

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:05 Përditësuar në ora: 09:59 më 08.01.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Doli në ballkon për cigare - ja si ndodhi atentati në Vlorë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutmin mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës. I riu u ekzekutua me snajper teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.

Korrespondentja e Euronews Albania nga qyteti i Vlorës bëri me dije se 23-vjeçari doli në ballkon të konsumonte një cigare në momentin kur u qëllua me një plumb në kokë nga ana e autorëve.

Të ndihmuar nga errësira autorët mundët të largoheshin me shpejtësi me një automjet tip BMW. Pas ngjarjes mjeti u gjet i djegur në lagjen “5 Maji” të qytetit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën intensive për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve.

“Doli në ballkon për të konsumuar një cigare dhe u qëllua me snajper”, bëri me dije korrenspodentja Greta Haskaj.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Po ashtu mësohet se viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait, e cila operonte në vitin 1997 në Vlorë dhe ishte kundërshtare e bandës së Zani Caushit.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka qenë për rreth 16 vite në burg dhe është liruar në vitin 2014.

Ekzekutimi me snajper i të riut në Vlorë, policia gjen të djegur automjetin tip “BMW”

Policia ka reaguar sërish në lidhje me ekzekutimin e 22-vjeçarit, Gëzim Sinomataj në qytetin e Vlorës.

I riu dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët me snajper, teksa ka qenë duke qëndruar në ballkon.

Autoritet njofojnë se në lagjen “24 maji” është gjetur i djegur një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se i përket autorëve, ndërsa këta të fundit kanë përfituar nga errësira për t’u larguar.

Zona është rrethuar në një perimetër të gjerë të sigurisë, ndërsa vahzdojnë kontrollet.

REAGIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion shtesë

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

U vra sot në një atentat, Viktimës i vendosën tritol në makinë edhe para 2 vitesh në Vlorë

Është vrarë me një armë zjarri mbrëmjen e sotme Gezim Sinomati në hyrje të shtëpisë së tij në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati, 22 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, klujtojmë se në vitin 2022, gati 2 vite më parë tre persona u shoqëruan për një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Gezim Sinomatit.

Gezim Sinomati ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjike.

Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Detajet/ Atentat me snajper, ekzekutohet brenda në banesën e tij 22-vjeçari nga Vlora

Një 22-vjeçar i quajtur Gëzim Sinemati është qëlluar për vdekje me një snajper në katin e katërt, në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.

Ndërkohë dyshohet se nga jashtë dritares kanë shtënë brenda në banesë ku ishte 22-vjeçari Sinemati dhe për pasojë të plagëve ka ndërruar jetë në ambientet e banesë së tij, përbri poliklinikës qendrore te Vlorës. Para disa kohësh i është vendos dhe tritol në afërsi të banesës së tij.

Gëzimi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri

Dyshohet paraprakisht se shkak për vrasjen të janë bërë konfliktet mes grupeve kriminale.

Image

Vrasja në Vlorë, policia njoftim zyrtar: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi 22 vjeç, Gëzim Sinomati, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat