Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë - Si ndodhi atentati në Vlorë

Shqipëria

Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë - Si ndodhi atentati në Vlorë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutmin mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës. I riu u ekzekutua me snajper teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.

Korrespondentja e Euronews Albania nga qyteti i Vlorës bëri me dije se 23-vjeçari doli në ballkon të konsumonte një cigare në momentin kur u qëllua me një plumb në kokë nga ana e autorëve.

Të ndihmuar nga errësira autorët mundët të largoheshin me shpejtësi me një automjet tip BMW. Pas ngjarjes mjeti u gjet i djegur në lagjen “5 Maji” të qytetit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën intensive për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve.

“Doli në ballkon për të konsumuar një cigare dhe u qëllua me snajper”, bëri me dije korrenspodentja e Euronews Albania nga Vlora, Greta Haskaj.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Po ashtu mësohet se viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait, e cila operonte në vitin 1997 në Vlorë dhe ishte kundërshtare e bandës së Zani Caushit.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka qenë për rreth 16 vite në burg dhe është liruar në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat