Ndryshimet në qeveri, Dogjani: Nuk kanë asnjë lloj efekti, Rama e bën për të tërhequr vëmendjen

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Dogjani: Nuk kanë asnjë lloj efekti, Rama e bën për të tërhequr vëmendjen

Më: 8 janar 2024 Në ora: 21:08
Deputeti demokrat Asllan Dogjani

Deputeti demokrat Asllan Dogjani u shpreh se Rama e ka kthyer qeverinë dhe parlamentin sikur të ishin prona të tij.

Ai shtoi se kryeministri Rama do që të prodhojë lajm se po bën ndryshime në qeveri për t’ju shmangur përgjegjësisë së opinionit publik.

Dogjani: Rama e ka kthyer qeverinë dhe parlamentin sikur të ishin prona të tij. Ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë lloj efekti, përkundrazi vetëm ai do që të prodhojë lajm se po bën ndryshime në qeveri për t’ju shmangur përgjegjësisë së opinionit publik. Vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë, për faktin se përditë shohim se si largohen të rinjtë dhe prindërit e tyre për shkak se nuk kanë mundësi për të jetuar në vendin tyre me një jetë normale.

Rama vendos njerëz pa kontribute dhe miq e shokë të tij, pavarësisht se ka shumë socialistë që kanë kontribuar. E ka kthyer në një baçe për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë lajm. Nuk qeveris Rama, por ai është një pushtues për faktin se me politikat e tij ka bërë që të ikin shqiptarët nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat