Incident i rëndë në Metalurgjikun e Elbasanit/ Dy të plagosur, njëri prej tyre vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Shqipëria

Incident i rëndë në Metalurgjikun e Elbasanit/ Dy të plagosur, njëri prej tyre vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Më: 8 janar 2024 Në ora: 22:56
Ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Burime jo zyrtare konfirmuan se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur. Te plagosur jane David Elezi dhe Mikel Caku, vëllai i ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat