Kaosi i opozitës në Kuvend/ Salianji: PD ka të drejtë për 3 kërkesat e saj. Minxhozi: Nuk zgjidhet me fishekzjarre

Shqipëria

Kaosi i opozitës në Kuvend/ Salianji: PD ka të drejtë për 3 kërkesat e saj. Minxhozi: Nuk zgjidhet me fishekzjarre

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:06
Analisti Skënder Minxhozi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Analisti Skënder Minxhozi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji debatuan në lidhje me aksionin e opozitës në Kuvend, ku në seancat e fundit kanë shkaktuar kaos dhe kanë hedhur tymuese.

Minxhozi u shpreh se opozita nuk ka mbështetjen e ambasadave të huaja dhe se do të vijojë aksionin e saj duke hedhur tymuese dhe fishekzjarre, por se qeveria do t’i kalojë sërish ligjet brenda disa minutash.

Salianji theksoi se opozita e ka arritur qëllimin e saj, duke i bindur njerëzit se ka të drejtë për 3 kërkesat ndaj qeverisë.

Ndërkaq Minxhozi replikoi duke thënë se kjo situatë nuk zgjidhet me hedhje të tymuesve e fishekzjarreve në seancat plenare.

Skënder Minxhozi: Në raste të ngjashme kur kanë ndodhur këto lloj skenash, nuk ka kaluar shumë kohë dhe ka kaluar një arbitër i huaj. Je i vetëm dhe po flas për gjithë të tjerët. E di kush është deklarata më e saktë? Që nuk po bie dera te zyra e kryeministrit dhe t’i thuhet “basta”, shko dhe ulu me këta. SHBA nuk janë as të mira, as të këqija. I largove gështenjat nga zjarri, po ta dish që zjarrin e ke akoma në vatër. Do t’i bësh të tre kërkesat që unë të thashë të drejtë, dhe nuk do t’i marrësh kurrë, sepse nuk do të hyjnë amerikanët. Do djegësh fishekzjarre dhe do të shkosh në shtëpi. Kurse ai burri tjetër do i kalojë ligjet për 2 minuta. A e kupton kaq apo jo? Do të jesh vetëm konsumator fishekzjarresh dhe ai do t’i votojë ligjet për 2 minuta.”

Ervin Salianji: Kam arritur që të bind ty, opozita ka arritur, ju sapo thatë që Partia Demokratike ka të drejtë në të treja kërkesat. Të gjitha aktet në politikë dhe qëndrimet në politikë mbahen që të bindësh opinionin publik.

Skënder Minxhozi: Të duhet një ambasadë e huaj dhe jo fishekzjarre për ta zgjidhur këtë hall dhe ambasadën nuk e ke me vete. Të duhet një ambasadë, ose tre më mirë. Ke zgjedhur fishekzjarret dhe ke lënë ambasadat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat