Reflektimi i Bardhit/ Nazarko: Fillim i mirë. Salianji zbulon nëse opozita do vazhdojë me kaosin në Kuvend

Shqipëria

Reflektimi i Bardhit/ Nazarko: Fillim i mirë. Salianji zbulon nëse opozita do vazhdojë me kaosin në Kuvend

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:08
Mentor Nazarko

Këtë të hënë, Gazment Bardhi i ka nisur një letër-kërkesë Presidentit të vendit, përmes së cilës kërkon rrugën e dialogut. Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” e ka konsideruar këtë vendim një fillim të ri. Ndërsa, deputeti Ervin Salianji, ka thënë se grupi parlamentar këtë qendrim ka prej muajsh.

Nazarko: Nuk është sinjal, është fillim i mirë. Sepse është një propozim politik i artikuluar. Domethënë i strukturuar sepse ka referenca kushtetuese, të ndryshimit të bërit opozitë, me kurajo, pa frikën si një njeri që njeh presidentin, që kërkon dialogun me qeverinë. Në këtë kuptim është shenjë e mirë, është një dalje nga ajo spiranca, në të cilën biem dhe ne këtu që krahasojmë jo Basha, jo Berisha që janë të dy shfaqje të së njëjtës dukuri politike.

Salianji: Grupi parlamentar që prezantohet nga zoti Bardhi ka këtë qendrim prej muajsh. Ju doni ta zhvendosni. Ajo që shikoni aty dhe që është reagimi i opozitës, është për shkak se rregullat si funksionon parlamenti janë të përcaktuara dhe të shkruara në Kushtetutë dhe Rregullore. Ne nuk po na jepen këto rregulla që janë të shkruara. I kemi dërguar shkresë faktorit ndërkombëtar, presidentit të Republikës që para tre muajsh, ia kemi çuar gjykatës kushtetute.

Më tej, i pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse opozita do të vazhdojë me të njëjtin kaos edhe në seancën e radhës, Salianji deklaroi:

“Aksioni i grupit parlamentar i PD ka nisur shumë përpara se Zoti Berisha të kishte situatën me drejtësinë. Ka nisur në propozimet që janë bërë në konferencën e kryetarëve, rrëzimi në mënyrë të përsëritur. Ka nisur në parlament sepse kryetari i grupit të parlamentit tha që do e njohim vullnetin e shumicës së deputetëve dhe përfaqësuesi i reformës do të jetë dhe javën tjetër do merren propozimet tuaja. Ne po kërkojmë një gjë që të zbatohet kushtetuta, nëse nuk zbatohet, ne nuk kemi ça bëjmë aty.

Nëse Partia Socialiste nuk na jep të drejtat tona kushtetuese, padyshim që aksioni i deputetëve të opozitës do të vazhdojë, duke u përshkallëzuar, sepse ne jo vetëm kemi marrë ato që kërkojmë me rregullore dhe kushtetute, por ka ndryshuar rregullorja pas 20 vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat