Lënia e mandateve, Salianji: Propozimi ishte i Bashës, Berisha e ka kundërshtuar

Shqipëria

Lënia e mandateve, Salianji: Propozimi ishte i Bashës, Berisha e ka kundërshtuar

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:17
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Lulzim Basha propozoi lënien e mandateve të deputetëve të kësaj force politike në vitin 2019.

“Basha i shërben Edi Ramës sa herë ka nevojë. Është një diferencë te kjo. A i shërben apo jo? Unë, edhe për shkak të bashkëpunimit të gjatë që kam pasur me të, nuk bëj akuzë konkrete. Qëndrimet politike të Bashës në 9 vite të drejtimit të Partisë Demokratike, kur ka qenë e bashkuar, kanë shkuar në favor të qeverisë. Lënia e mandateve, lënia e zgjedhjeve. Unë kam njohur për kryetar Lulzim Bashën, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Sali Berishën.

Të gjithë përgjegjësinë, unë dhe demokratët e vendosim te ai që është kryetar. Një politikan që thotë, për 10 vite jam kryetari, vendimmarrjet i marr unë dhe pas 10 vitesh të thotë, unë kam qenë pupaci i Sali Berishës, doli tani dhe tha, vendimmarja ime ka qenë e ndikuar nga Sali Berisha.

Unë kam qenë deputet në atë parti, pse nuk ka marrë ndonjë deputet të Partisë Demokratike, por i ka mbyllur me Lulzim Bashën? Në mbledhjen kur u lanë mandatet, ka qenë diskutim i Lulzim Bashës, i drejtpërdrejtë propozimi, e kam kundërshtuar në mbledhje, Sali Berisha nuk ka qenë pro. Politika është publike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat