Qëlloi me armë gjahu dhe kërcënoi policët, si u neutralizua i moshuari në Shkodër

Shqipëria

Qëlloi me armë gjahu dhe kërcënoi policët, si u neutralizua i moshuari në Shkodër

Më: 9 janar 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” të njohur ndryshe si lagjja Rus. Fasli Hyka 83-vjeçar ka qëlluar në mesnatë, me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar.

Sipas njoftimit të policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë, kur këta të fundit mbërritën në vendngjarje. Ai ka refuzuar ti bindet thirrjeve të policisë, por është futur në banesën e tij dhe i ka kërcënuar punonjësit e policisë se do i vriste po të tentonin të futeshin në banesë.

Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe vënia në pranga e 83-vjeçarit.  Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara.

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësore, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej.

Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë.

Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat