Mundësia për zgjedhje të parakohshme/ Zheji: Nuk varet vetëm nga vullneti i Ramës, është edhe SPAK si aktor

Shqipëria

Mundësia për zgjedhje të parakohshme/ Zheji: Nuk varet vetëm nga vullneti i Ramës, është edhe SPAK si aktor

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:04
Artur Zheji

Kryeministri Edi Rama përjashtoi të martën, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar në Shëngjin, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, tha se mbajtja e zgjedhjeve nuk varet vetëm nga vullneti i Ramës.

Ai thotë se në “lojë” ka hyrë edhe SPAK. Sipas Zhejit, nëse Prokuroria e Posaçme do të ”rrallonte” radhët e qeverisë me hetimet që bëhen, nuk do të shmangeshin zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk mendoj se është në vullnetin e qeverisë apo Ramës për zgjedhjet e parakohshme sepse askush nuk ka pse i do. Problemi është në operativitetin e SPAK-ut. Nëse SPAK rrallon radhët e qeverisë me ministra strategjikë. Nuk mund të rinovohen vazhdimisht ministrat dhe të thuash të mos i jepet llogari popullit drejtpërdrejt nëpërmjet zgjedhjeve.

Pra, nuk është thjesht në dorën, vullnetin, dëshirën apo fantazinë e kryeministrit. Problemi është se nëse SPAK na vë zjarrin aty këtu, duhet ta shuajmë. Dhe ajo shuhet vetëm në popull. Prandaj them se ka diçka këtu që nuk vallet nga vullneti i Ramës. Është edhe zoti SPAK si aktor me pasojë politike dhe jo politike.“, u shpreh Zheji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat