“Para Fatos Nanos, u burgos politikisht një grua” - Erion Braçe: Nëna e dy fëmijëve të mitur u mbajt në qeli!

Shqipëria

“Para Fatos Nanos, u burgos politikisht një grua” - Erion Braçe: Nëna e dy fëmijëve të mitur u mbajt në qeli!

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:24
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka sjellë në vëmendje arrestimin e Fatbardha Degës në vitin 1992 në Tropojë.

Braçe shkruan se është një socialiste e arrestuar para Fatos Nanos, ndërsa thotë se ishte e vetmja grua në Tropojë e burgosur në 34 vite dhe se ajo, edhe pse nënë e dy fëmijëve të mitur, u mbajt në burg.

Më pas, thotë Braçe, u shpall e pafajshme dhe doli nga burgu  duke u konfirmuar se ishte arrestim politik.

Deputeti e ka krahasuar dhe me arrestin në shtëpi ndaj Berishës duke thënë se është një diferencë e madhe.

Postimi i Erion Braçes:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat