Vijojnë ndëshkimet për këmbësorët, 1000 lekë gjobë për shkeljet e rregullave të qarkullimit

Shqipëria

Vijojnë ndëshkimet për këmbësorët, 1000 lekë gjobë për shkeljet e rregullave të qarkullimit

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Policia ka vijuar me gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Qytetarë që nuk kalojnë pranë vijave të bardha, ndëshkohen me 1000 lekë gjobë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo masë është marrë për të parandaluar aksidentet e mundshme, me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve të rrespekojnë rregullat, pasi jo në pak raste janë bërë burim aksidentesh.

Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat