“Ndryshimet në qeveri nuk u bënë për…” Rama tregon pse largoi Margaritin: Duhet Inovacioni, Kuvendi kioskë digjitale

Shqipëria

“Ndryshimet në qeveri nuk u bënë për…” Rama tregon pse largoi Margaritin: Duhet Inovacioni, Kuvendi kioskë digjitale

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat.

“Kam thënë më shumë se një fjalë, ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën e vet, por është larguar për krijimin e një qeverie të re, në nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer kufinjtë tradicional në kohën kur pjesa institucionale që mbulon Ekonomikë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, në kohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë askush më mirë si një ministër ekonomie që duhet të shoqërojë nevojën për inovacion”, tha Rama.

Kujtojmë, se këtë njoftim Rama e bëri ditë me herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat