Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt

Shqipëria

Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:33
Ervis Martinaj

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Më pas pamjet e regjistruara në 7 grusht 2022 tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në shtator të të njëjtit vit në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar.

Që prej periudhës kur Martinaj u zhduk, policia ka kryer disa kontrolle në pronat e tij, por pa mundur të gjejë prova që konfirmojnë pista lidhur me zhdukjen e biznesmenit. Ministri Taulant Balla i pyetur për këtë çështje, ka deklaruar më herët se policia ka shumë informacion por kërkoi kohë për dokumentimin.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat