Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në Vlorë, dyshohet se…

Shqipëria

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në Vlorë, dyshohet se…

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Qyteti i Vlorës është blinduar mbrëmjen e sotme (11 janar) nga forcat RENEA, FNSH dhe policia e qytetit bregdetar.

Forcat e policisë janë vendosur në pika kyçe të qytetit, duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze dhe jo vetëm.

Në fokus të kontrolleve janë makinat me xhama të zinj. Makinat që ndalohen kontrollohen imtësisht për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Si rezultat e këtyre kontrolleve dyshohet se janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit, Gëzim Sinomati.

Në Vlorë autoritetet kanë intensifikuar kontrollet pikërisht pas ngjarjes së rëndë së të dielës ( 7janar), ku Sinomati u ekzekutua me snajper duke qëndruar në ballkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat