Ilir Beqaj gjobitet teksa merret në pyetje në SPAK, në emër të kujt është makina që përdor ish-ministri

Shqipëria

Ilir Beqaj gjobitet teksa merret në pyetje në SPAK, në emër të kujt është makina që përdor ish-ministri

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:20
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish nga policia bashkiake për parkim të gabuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se makina rezulton në emër të Ermal Kurtulajt, personazhi kyç në hetimet e SPAK për SASPAK.

Ndërkohë e njëjta makinë, përdoret si argument në dosjen e SPAK për fondet e BE, ndërsa mendohet se i përket Beqajt.

Kujtojmë se Beqaj po merret në pyetje nga SPAK për çështjen e sterilizimit, ashtu si 3 ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat