Moti në fundjavë/ Metereologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Shqipëria

Moti në fundjavë/ Metereologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:53
Lajda Porja

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb në studion e lajmeve në një emision televiziv  na njohu me të dhënat e fundit mbi parashikimin e motit gjatë kësaj fundjave.

“Masa e ftohtë polare është prezente në Ballkan dhe siç e shikojmë që temperaturat që kanë përfshirë vendin, ku në Dibër kemi temperatura minus 6.3 dhe në Korçë 6.4, ndërsa në Tiranë dhe qytetet e tjera kemi temperatura optimale.

Në krahasim ne kemi qenë me temperatura të ulëta, por jo ekstreme siç janë në disa vende të Evropës.

Edhe gjatë fundjavës do të kemi temperatura të ulëta, ku maksimalet do jenë rreth 13 deri në 15 gradë.

Ndërsa javën e ardhshme do të nisë dhe rritja e temperaturave”, bëri me dije sinoptikania Lajda Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat