Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër

Më: 13 janar 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një banesë në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar orët e vona të së premtes në një pallat në lagjen ” Granicë” të qytetit. Një prej apartamenteve të pallatit është përfshirë nga zjarri i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i tij të ketë qenë një shkëndije në pajisjen ngrohëse me energji elektrike. Zjarret në banesa si shkak i pajisjeve elektroshtëpiake dhe ngrohëse janë kthyer në problemtikë për banorët në Gjirokastër ndërsa gjatë muajit dhjetor dhe janar 2024 janë rregjistruar 8 vatra zjarresh me dëme materiale.

Sipas specialistëve zjarrfikës përdorimi në masë i mjeteve ngrohëse në këto ditë të ftohta dimri por edhe moskujdesi për pajisjet elektroshtëpiake kanë qenë shkak i këtyre zjarreve, të cilat fatmirësisht janë shoqëruar vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat