Shkrumbohen nga zjarri pesë banesa në Burrel, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Shqipëria

Shkrumbohen nga zjarri pesë banesa në Burrel, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Më: 13 janar 2024 Në ora: 09:11
Edhe pse zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, nuk ka mundur të shpëtojë asnjërën nga shtëpitë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Burrelit ku si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur 5 banesa.

Sipas policisë lokale të Matit bëjnë me dije se fillimisht zjarri ka rënë tek njëra banesë dhe më pas zjarri ka agravuar edhe tek banesat e tjera, të cilët ishin me çati të përbashkët.

Siç shihet edhe nga pamjet kanë shkrumbuar të gjitha orenditë e 5 shtëpive.

Fillimisht zjarri është pikasur nga njeri prej banorëve, ku ka lajmëruar edhe banorët e tjerë të cilët kanë dalë nga banesat, ku më pas kanë njoftuar zjarrfikësen.

Edhe pse zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, nuk ka mundur të shpëtojë asnjërën nga shtëpitë, pasi zjarri ishte përhapur me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat