“Pavarësisht kilogramëve që ka, e adhuroj”, habit deputeti demokrat me deklaratat e tij

Shqipëria

“Pavarësisht kilogramëve që ka, e adhuroj”, habit deputeti demokrat me deklaratat e tij

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:04
Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur shumë i ‘ashpër’ në seancat e fundit të Parlamentit, sidomos me punonjësit e Gardës së Republikës.

Ndonëse në sy të demokratëve ka treguar se është agresiv dhe ‘lufton’ për opozitën, në një intervistë televizive, Sula është shfaqur krej i butë dhe ka habitur të gjithë duke shprehur adhurimin e tij për ish-ministren e Ramës, Milva Ikonomi, për Elisa Spiropalin, dhe ka folur me superlativa për drejtimin e mirë dhe të rregullt të Parlamentit nga Lindita Nikolla.

“Unë e adhuroj Milva Ikonomin, është një grua shumë e mirë. Pavarësisht kilogramëve që ka, por është një njeri shumë e fisshme kur e shikon dhe e du fort. Të dua fort Milva, se nuk je hajdute”, – tha Sula.

Duket se deputeti demokrat nuk është mjaftuar me kaq, sepse të njëjtin adhurim dhe respekt të veçantë ka shprehur edhe për ministren Spiropali.

“Është një politikane shumë e ëmbël. Shumica mund të kenë përshtypjen se është e egër, por nuk është e tillë”, ka shtuar ai.

Por deputeti Sula duket se nuk e lë me kaq. Ndonëse Parlamenti ka pasur mjaft probleme me seancat e fundit, pasi Rithemelimi ka shkaktuar kaos, ai nuk lë pa përmendur edhe respektin e tij të madh dhe vlerësimin për drejtimin korrekt të Kuvendit nga ana e Lindita Nikollës.

“Lindita Nikolla nuk e drejton Parlamentin keq. E vlerësoj për atë butësinë që ka.” – shprehet Sula.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e Rithemelimit dhe të grupimit të Gaz Bardhit shfaqen me dy standarde. Në Parlament bëjnë si të egër dhe sikur zihen, pastaj pas kamerave qeshin dhe fërkojnë krahët e njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat