​Arrijnë në Shqipëri dy helikopterët amerikanë Black Hawk

Shqipëria

​Arrijnë në Shqipëri dy helikopterët amerikanë Black Hawk

Më: 13 janar 2024 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy helikopterë Black Hawk, të cilët do t’i shtohen forcave ajrore të vendit, kanë arritur sot në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social X, ka bërë të ditur se helikopterët do të ndihmojnë në shtimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i SHBA-së erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”.

Blerja e helikopterëve Black Hawk është mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës amerikane.

“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. SHBA-ja është krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat