Vdekja e 3 vjeçarit te dentisti “përplas” institucionet/ Prokuroria kërkon ekspertë të huaj, Mjekësia Ligjore pretendon se procedurat janë në rregull

Shqipëria

Vdekja e 3 vjeçarit te dentisti “përplas” institucionet/ Prokuroria kërkon ekspertë të huaj, Mjekësia Ligjore pretendon se procedurat janë në rregull

Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Përgjigjia e ekspertizës në lidhje me shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia që humbi jetën në një klinikë dentare ka sjellë një pë plasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mësohet se organi i akuzës kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së fëmijës së mitur, që humbi jetën pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua nëntorin e kaluar ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë. Sipas ekspertizës së parë, i mituri vdiq nga mbidoza e narkozë, ndërsa Prokuroria kërkoi kryejen e një akt tjetër ekspertimi, por jashtë Shqipërisë me argumentin se mungojnë ekspertët për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Nga ana tjetër sipas IML, procedurat ligjore janë kryer si duhet dhe përveç dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat