Humbi jetën 32-vjeçari, detaje nga aksidenti i trefishtë tek kthesa e Rinasit! Mjeti që drejtohej nga i riu u përplas me Benz-in dhe një kamion

Shqipëria

Humbi jetën 32-vjeçari, detaje nga aksidenti i trefishtë tek kthesa e Rinasit! Mjeti që drejtohej nga i riu u përplas me Benz-in dhe një kamion

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek kthesa e Rinasit, pasi mjeti që drejtonte u përplas me një kamion.

Aksidenti i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 Janar) rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Si pasojë e përplasjes me kamionin që drejtohej nga 45-vjeçari me iniciale A.R., dhe një mjet Benz, që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale A. B., ka humbur jetën i riu.

Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Skoda, që drejtohej nga viktima.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat