Gjyqi për Ahmetajn më 18 Janar, SPAK bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Shqipëria

Gjyqi për Ahmetajn më 18 Janar, SPAK bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Më: 15 janar 2024 Në ora: 16:17
Arben Ahmetaj

Në datën 18 Janar, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Kjo do të jetë përballja e parë e Ahmetaj me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatë, për cilësinë e hetimeve dhe akuzat, të cilat i ka mohuar në disa postime në rrjetin e tij social Facebook.

Gjykata ka ftuar të dyja palët që në orën 09:00 të kësaj date të paraqiten për të përballur qëndrimet e tyre në lidhje dyshimet e ngritura nga prokuroria.

Kjo e fundit thotë se Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje.

Me anë të reagimeve ne rrjetet sociale, nga arratia, ish-zëvendëskryeministri, i cili pritet që në seancë të përfaqësohet nga avokatët e tij, pretendon se në këtë rast ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk asnjë dëm të shkaktuar si pasojë e veprimeve të tij si ministër.

Kjo është dosja e parë ndaj ish-ministrit që shkon për gjykim me akuzë të ngritur, teksa ai vijon të jetë nën hetim në një tjetër dosje ajo e inceneratorit me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat