“Vazhdon teatri i Ramës”, Basha: Do e shkatërrojmë skenarin e prishjes së reformës

Shqipëria

“Vazhdon teatri i Ramës”, Basha: Do e shkatërrojmë skenarin e prishjes së reformës

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:06
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për mediat pas seancës së mbajtur ditën e sotme se duket qartë që interesi i qeverisë është vazhdimi i teatrit të Edi Ramës.

Pas seancës që zgjati vetëm pak minuta mes kaosit dhe rrëmujës, Basha tha gjithashtu se me ndihëm e ndërkombëtarëve partia demokratike ka arritur të bindë palën tjetër për të nisur punën me komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.

"Sot interesat eqeverisë nuk janë normaliteti politik, llograidhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është edhe funksioni kryesor i parlamentit. Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës.

Të kthejë mbrapsh  ndryshimet e një nashme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të rregullores, ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit i falënderoj ia kemi dalë të arrijmë një hap të parë modest, sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike, përmes reformës zgjedhore dhe të paktën për momentin duket se në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për komisionin bipartizan të reformës zgjedhore. Do t’i shkatërrojmë skenarët e prishjes apo zgjatjes se reformës”,-tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat