Begaj në Kuvend, Bardhi: U soll si i verbër, u keqpërdor nga Rama, provokoi opozitën

Shqipëria

Begaj në Kuvend, Bardhi: U soll si i verbër, u keqpërdor nga Rama, provokoi opozitën

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:07
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama për të provokuar opozitën gjatë seancën e sotme plenare.

Komentet Bardhi i bëri gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ku pritej të fliste edhe presidenti Begaj, por që nuk mundi për shkak të bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës.

Bardhi tha gjithashtu se nëse Begaj nuk heq dorë nga provokimet e tij, do të trajtohet si ministër i Propagandës së qeverisë “Rama”.

“Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë si një film të parë në vitin 2020. Ne jemi njohur përmes medias që Presidenti do të mbante një fjalim për Kuvendin e Shqipërisë. Unë shpreh keqardhjen që Presidenti nuk ke ka lexuar shqetësimin tonë.

Zyrtarisht është njoftuar se Kuvendi prej kohësh është në një moment të mosfunksionimit normal, për shkak të shkeljes së të drejtave të opozitës. Prezenca për herë të parë, edhe pse opozita kishte njoftuar vijimin e aksionit, sepse Begaj nuk është zgjedhur tani President. Ky akt i sotëm ishte një provokim i ulët i Presidentit ndaj opozitës.

Unë i bëj thirrje Presidentit që të heqë dorë nga sjellja e tij si palë dhe vartës i maxhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse Presidenti do të dalë hapur si vartës i Ramës, do të trajtohet si vartës i Ramës. Presidenti u soll si i verbër, që nuk ka parë që Parlamenti nuk funksionon. Nuk e kam pritur kurrë. Do trajtohet si ministër propagante i Ramës në Kuvend”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat