Në 32-vjetorin e FRESSH, Veliaj: Të ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe

Shqipëria

Në 32-vjetorin e FRESSH, Veliaj: Të ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se misioni i Partisë Socialiste është të ftojë sa më shumë të rinj që t’i bashkohen familjes së madhe dhe të vetme që bën pune të mira për vendin dhe qytetin.

Ajo që më pëlqen te aktivistët e FRESSH është se, jo vetëm janë më të shumtë në numër, por kemi më shumë drejtues të qeverisë studentore dhe të nxënësve, më shumë fitues olimpiadash, më shumë fitues te Tirana ArtFest, më shumë nga të gjitha talentet e vendit tonë. Ftesa ime për ju është: Mendoni pak kush ju ftoi, kush ju përfshiu, kush ju dha dorën, kush ju mbështeti, kush ju inkurajoi të fluturoni lart dhe tani, këtë duhet ta bëni edhe ju. Secili prej jush duhet t’i japë dorën dikujt, duhet t’i jap krahë, duhet t’i frymëzojë shokët dhe shoqet e tij, duhet të hapë organizatën për çuna dhe goca të reja.

Në fund të pranverës ne duhet të kemi një ushtri të re, një skuadër te re, një energji të re, një shtesë të re të familjes sonë, me djem dhe vajza që kanë çfarë i japin organizatës sonë, kanë se me çfarë idesh të kontribuojnë, kanë se çfarë energjie të injektojnë në familjen tonë. Faleminderit për 3 fitore historike të Tiranës, të Edi Ramës dhe të Partisë Socialistë të Shqipërisë. Faleminderit për energjinë, kontributin, energjinë dhe pasionin e organizatës më frymëzuese, më ndërtuese, më bashkëpunuese dhe më evropiane: Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, Gëzuar Festën!”, tha Veliaj.

Ai tha se FRESH është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit dhe mendon si të bëjë më të mirën për të.

Ishte shumë emocionuese teksa dëgjoja nga Glindxheti te Emanuela mënyrën si ka kaluar stafeta ndër vite. Se si një organizatë është ushqyer me dashuri, pasion dhe përkujdesje. Si ajo vera e mirë, gjeneratat vetëm po përmirësohen. Ndaj, vërtet kur dëgjoj ata që e nisën dhe ata që po e vazhdojnë këtë punë, unë shoh shpresë. E pyesin njëherë Martin Luter King pse nuk bashkëpunojnë njerëzit. Ai tha: Njerëzit nuk bashkëpunojnë se kanë frikë nga njëri-tjetri. Arsyeja pse kanë frikë është se nuk e njohin njëri-tjetrin. Arsyeja pse nuk e njohin njëri-tjetrin është se nuk komunikojnë.

Ne jemi prova e gjallë që në këtë organizatë njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Duke e njiohur njëri tjetrin besojnë te njëri tjetri. Dhe duke besuar te njëri tjetri, bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kjo organizatë është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit, i rreh zemra me rrahjet e qytetit, mendon për nevojat e qytetit, shërben për idealet e qytetit dhe mbi të gjitha e bën qytetin tonë fitues, por edhe Partinë tonë Socialiste, një skuadër super fituese”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat