Rithemelimi pengoi fjalën e Presidentit, Nazarko: Mund të kishim ende një derë të hapur

Shqipëria

Rithemelimi pengoi fjalën e Presidentit, Nazarko: Mund të kishim ende një derë të hapur

Më: 15 janar 2024 Në ora: 22:24
Mentor Nazarko

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Mentor Nazarko, komentoi sesionin e ri parlamentar që u shoqërua me kaos në Kuvend.

Gjatë intervistë, Nazarko tha se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndoshta do të duhej të kishte zhvilluar më parë një takim me palët, duke theksuar se opozita ishte e revoltuar.

“Mendoj që presidenti duke vlerësuar faktin që ka një pabarazi të madhe, pasi Partia Socialiste është e mbipërfaqësuar, ndoshta do të duhet të kishte ndryshuar radhën. Ndoshta do të duhej të thërriste paraprakisht njërën palë që t’i paraprinte mbajtjes së fjalimit, ndoshta nuk do të duhej të pritej në këtë mënyrë.

Megjithatë sjellja e opozitës nuk ishte dhe aq agresive. Pa doktorin dhe me praninë e ambasadorëve britanik, ishte një opozitë që është e frustruar. Presidenti duhet t’i jepte bonusit e tolerimit të kësaj pjese. Mund të kishim ende një derë të hapur”, ka thënë Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat