Sesion i ri, sjellje e vjetër/ Gazetari: Opozita me veprimet e saj po bllokon demokracinë

Shqipëria

Sesion i ri, sjellje e vjetër/ Gazetari: Opozita me veprimet e saj po bllokon demokracinë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 00:19
Trashgim Sokolaj

TIRANË- Sesioni parlamentar çeli siparin, por skenat që iu servirën publikut ishin të njëjta. Grupi i Rithemelimit, i dirigjuar nga Gazment Bardhi vazhdoi skenarin e zhurmës dhe kaosit, duke mos lejuar vijimin normal të seancës plenare .

Në seancë ishte planifikuar të fliste kreu i shtetit Bajram Begaj, por “Foltoristët” vazhduan me skenarin e zhurmës dhe në këto kushte Kuvendi vijoi me rendin e ditës duke votuar ndryshimet në qeverinë shqiptare.

Në kushtet e pamundësisë për të folur në Kuvend, Begaj fjalimin e përgatitur e zhvendosi në shtëpinë e tij, në godinën e presidencës duke apeluar për dialog mes palëve.

Gazetari Trashgim Sokolaj, i ftuar në “Edicioni i fundit” në ABC News, tha se këto skena nuk i shërbejnë demokracisë.

“Seanca e sotme e parlamentit filloi me një konfliktualitet të nisur që prej viti të kaluar. Mesazhi që Begaj dha më pas, ishte i tillë që është momentin që parlamenti të kthehet në rolin e tij. Begaj ndoshta foli për ngjarje, të cilat nuk e kanë vendin në parlament. Kreu i shtetit u pengua të japë një mesazh jo vetëm për deputetët, por dhe për qytetarët. Problematika tjetër është që pavarësisht se presidenti nuk u la të flasë, pasi këto ngjarje që shkakton opozita po bllokojnë edhe demokracinë”, tha Sokolaj.

Ai foli për reformën zgjedhore, ndërsa tha se palët duhet të ulen në tryezë për të adresuar çështjet për të cilat nuk pajtohen.

“Reforma zgjedhore është një temë, e cila i ka ndarë palët vazhdimisht. Besoj është rasti, që palët të ulen në tryezë, që të gjitha ato kritika që kanë t’i paraqesin dhe ato defekte që janë evidentuar nga raportet e OSBE/ODIHR, të adresohen dhe të marrin një zgjidhje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat