Artan Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme në gjyqin kundër Shullazit: Në vrasje kanë marrë pjesë…

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme në gjyqin kundër Shullazit: Në vrasje kanë marrë pjesë…

Më: 16 janar 2024 Në ora: 07:17
Artan Hoxha

Gjyqi i mbajtur ditën e djeshme (15 Janar) ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames shkaktoi debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK, thanë se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Ndërsa avokatët e të pandehurve tha se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se për këto dy ngjarje të rënda kanë dëshmuar personazhe shumë të rëndësishëm.

“Gjyqi kundër Emiliano Shullazit ka një gjykim për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, ish-funksionar i lartë policisë dhe të Klodian Saliut një nga drejtuesit e asaj që njihej si banda e Durrësit. Të dyja këto ngjarje kanë ndodhur në harkun e 24 orëve, në shkurt të vitit 2004. Për të dyja këto raste prokuroria ka një person, një të dënuar, Luftar Reçi, i cili është me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Për të dyja rastet janë akuzuar disa grupe kriminale, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj i Bandës së Durrësit, Viktor Ymeri i Vlorës, grupi i Shullazit.

Për ngjarjen  e Vajdin Lames është pushuar gjykimi për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajn, gjykohen vetëm për rastin e Klodian Saliut.

Për rastin tjetër të Vajdin Lames, sipas palës mbrojtëse, i penduari i drejtësisë është i pabesueshëm, por prokuroria ka mbështetur deklarimet e Luftar Reçit dhe është kërkuar prezenca e drejtorit të policisë së Tiranës që ka qenë edhe në të kaluarën zyrtar i lartë i policisë.

Ai e ka kontaktuar disa herë kur ka qenë në burg Luftar Reçin. Ka qenë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj kanë marrë deklarimet e tij për ngjarje të rëndësishme, por nuk i kanë marrë të besueshme deklarimet e tij, sepse, sipas tyre, nuk përputheshin me provat që kishin, që do të çonin në zbulimin e autorëve të krimeve. Aty kanë dëshmuar personazhe shumë të rëndësishëm dhe media i qëndron pak larg kësaj. Kemi të bëjmë me dy vrasje shumë të bujshme që janë pa autorë, dy njerëz shumë të rëndësishëm të asaj kohe”-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat