Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Shqipëria

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit F. A., 57 vjeç dhe P. N., 38 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe.

Po ashtu, është shpallur në kërkim një 34-vjeçar me inicialet E.(E.) H., banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat