Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë dhe Kapshticë

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë dhe Kapshticë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar dje dy shqiptarë të kërkuar me urdhra europianë arresti. Dy shqiptarët e kërkuar janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Në Kakavijë është ndaluar në tentativë për të dalë nga Greqia, një shtetas shqiptar i kërkuar nga autoritetet gjermane për veprat penale “tentativë vrasje” dhe “ndërhyrje të rrezikshme në trafikun rrugor” duke rrezikuar dënim deri në 15 vjet burg. Ndërsa në Kapshticë, është arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet belge për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “trafik droge dhe lëndësh psikotrope”.

Ndalohet një ri në kryeqytet

Ndërkohë 33-vjeçari Roland Lamuça, banues në Tiranë, është arrestuar dje, pasi ishte i shpallur në kërkim. Policia bën me dije se 33-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Mësohet se në vitin 2022 ai është kapur në Sharrë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë. “'Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Lokalizohet në Sharrë, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat,u lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë. Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat