Përplasja e Bardhit dhe Nokës me Açkën, Këlliçi: Ajo që ka ndodhur sot është krejt normale, nuk ka ndonjë akt fizik aq të rëndë

Shqipëria

Përplasja e Bardhit dhe Nokës me Açkën, Këlliçi: Ajo që ka ndodhur sot është krejt normale, nuk ka ndonjë akt fizik aq të rëndë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:31
Belind Këlliçi

Përplasjet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Gazment Bardhit e Flamur Noka me deputeten demokrate Flutura Açka, për ish-deputeti Belind Këlliçin ishte diçka krejt normale, duke i cilësuar veprime në kuadër të aksionit 4 mujor të opozitës.

Këlliçi u shpreh në emisionin ‘Open’ se nuk është një shfaqje e dëshiruar, por nuk ka ndonjë akt fizik aq të rëndë.

“Me gjithë respektin për Ackën dhe Bakiun, ky është një aksion 4 mujor që edhe në ditën e saj më të keqe është besuar nga gjysmë milioni shqiptarësh. Ajo që ka ndodhur sot është krejt normale, siç janë pamundësuar komisionet ditët tjera, edhe sot deputetët kanë vijuar të njëjtin aksion. Nuk është shfaqje e dëshiruar, por në kushtet kur pengohet aksioni i opozitës dhe i shkohet për shtat asaj të qeverisë…

Nuk ka ndonjë akt fizik aq të rëndë,  nuk ka një problematikë kaq të madhe. Mos ta fusim diskutimin në këto debate. Ka qenë një vendim politik për të pamundësuar një jetë normale në komisionet parlamentare. Mos të hiqemi sikur jeta parlamentare është brenda kontureve të ligjit”, tha Këlliçi.

Çfarë ndodhi sot në komisionin parlamentar për Edukimin

Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Edukimit që drejtohet nga Flutura Açka.

Gazment Bardhi i ka kërkuar Flutura Açkës që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.

“Jo me dorë, mos më prek”, dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.

Debati:

Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës.

(Flamur Noka shkul mikrofonin)

Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra

Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin

Noka: Turp

Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore

Bardhi: Për çfarë i bën këto skena?

Acka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konference

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat