U kap duke vënë baste sportive në kancelari, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

U kap duke vënë baste sportive në kancelari, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:22
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Një 19-vjeçar u arrestua nga policia e Kavajës pasi u kap në ambientet e një kancelarie, duke vënë baste sportive me celular.

Në pranga u vu shtetasi Klajdi Avdyli banues në Kavajë, i cili akuzohet për penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se pronari i kancelarisë, shtetasi H. Xh., 33 vjeç, banues në Kavajë, nuk ishte i pajisur me licencë për këtë veprimtari ekonomike. Për këtë shtetas u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat