Makina del nga rruga e përfundon në kanal, humb jetën 64-vjeçari në Vorë

Shqipëria

Makina del nga rruga e përfundon në kanal, humb jetën 64-vjeçari në Vorë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia bën me dije se  në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat