Aksident i rëndë në Pukë, makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Fan

Shqipëria

Aksident i rëndë në Pukë, makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Fan

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së këtaj të enjteje në afërsi të fshatit Hadroj në Pukë.

Policia bën me dije se për shkak të lagështirës një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Fan.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga makina dhe ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat