Artur Zheji zbulon skenarin e PD-së: Ja pse opozita po djeg karriget në Kuvend

Shqipëria

Artur Zheji zbulon skenarin e PD-së: Ja pse opozita po djeg karriget në Kuvend

Më: 19 janar 2024 Në ora: 00:01
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji gjatë diskutimit në “Top Story” për debatet rreth reformës zgjedhore deklaroi se opozita e ka kuptuar që gaboi me djegien e mandateve.

Ai u shpreh se opozita po djeg karriget në kuvend, sepse e ka kuptuar që dështuan në vendimin për djegien e mandateve.

Gjatë deklaratave të Zhejit ndërhyri edhe deputeti i PD-së, situatë që gravoi në debate.

Artur Zheji: Çështja është që referenca kryesore e qershorit, 5 qershorit 2020. Në lojë u futën ndërkombëtarët. Shkak-pasojë të një vendimi politik… Opozita po djeg karriget se nuk djeg dot mandatet. Se e kuptuan që ishte e gabuar. Vonë e kuptuan që nuk komandonte PD-në Luzlim Basha por Sali Berisha. Ndërkombëtarët për fat të keq e kanë përcaktuar se kë nuk duan. Duhet ndarë fati individit nga fati partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat