Artan Hoxha zbulon detaje të bujshme nga ngjarja që u përfshi 19-vjeçari: Si udhëtoi nga Suedia drejt Bagdadit për të kryer vrasjen

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon detaje të bujshme nga ngjarja që u përfshi 19-vjeçari: Si udhëtoi nga Suedia drejt Bagdadit për të kryer vrasjen

Më: 19 janar 2024 Në ora: 00:28
Artan Hoxha dhe Xhuljani Prenga

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku zbuloi se një 19 vjeçar shqiptar ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi. 

19 vjeçari shqiptar, Xhuljani Prenga, i cili jetonte në Suedi, ka udhëtuar drejt Bagdadit për të kryer vrasjen.

Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi, organizata të cilat e kanë bërë Suedinë një vend të pasigurt. 

"Grupet shqiptare janë ndërkombëtarizuar dhe janë shpërndarë, kanë shtrirje dhe ekspozim të madh në pjesët kryesore të planetit.Kur më njoftuan mu duk e pabesueshme.

Një mik nga Turqia po ndiqte lajme dhe ndërpritet emisioni, futet flash lajmi, që është vrarë Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofkën "Benzema", personazh i njohur i një organizate Foxtrot, që bëri edhe Suedinë një nga vendet më të pasigurta. Lufta që zhvillohet në Suedi bëhet për kontrollin e narkotikëve të rënda, kokaina dhe ka qenë motivi kryesor i kësaj beteje.

Kjo organizatë ka patur në drejtim tre personazhe, “dhelprat e Kurdistanit”. Këta janë shtetas kurdë, që kanë jetuar në Suedi, kanë marrë shtetësi suedeze, janë rritur atje, janë infiltruar në kriminalitetin suedez dhe mori kontrollin e trafikut të kokainës. Kjo organizatë e madhe rekrutonte fëmijë nga komunitete emigrantësh. Në këtë sipërmarrje është përfshirë edhe një i ri që vjen nga fshati Gjegjan, Xhuljani Prenga. Familja e tij ka vajtur në Suedi për shkak të hasmërisë. Xhuljano ka jetuar me nënë dhe motrën, sepse prindërit janë divorcuar. Elementi i parë që u dyshua se është shqiptar kanë qenë tatuazhet. Jeton në një qytet të vogël, në periferi të Stockholm. Ka dy vëllezër të tjerë. Janë të gjitha me dokumenta suedeze".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat