Kërcënoi se do vriste babain, arrestohet 35-vjeçari në Maminas, momenti kur ndërhyn RENEA

Shqipëria

Kërcënoi se do vriste babain, arrestohet 35-vjeçari në Maminas, momenti kur ndërhyn RENEA

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Ky është momenti kur 35-vjeçari Eduart Hoxha në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë. I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë.

Policia që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë. Forcat RENEA nxorrën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.

Pas disa orësh negociata, RENEA ndërhyri me forcë në banesë duke neutralizuar 35-vjeçarin Eduart Hoxha.

Atij iu sekuestrua sëpata dhe thika me të cilat kërcënonte babain e tij.

Për ngjarjen reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili përgëzoi forcat RENEA për ndërhyrjen në kohë.

“Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin”, shprehet ministri Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat