Qori pesimist për Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Qori pesimist për Reformën Zgjedhore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 10:41
Arlind Qori

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë nuk është optimist për reformën e ardhshme zgjedhore. Qori i ftuar në një emision televiziv, tha se hyrja në zgjedhje me të njëjtin model nuk do të ndryshojë asgjë në vend.

"Frika ime sa herë flitet për reformë zgjedhore është se punët mund të bëhen më keq seç janë.

Nëse në Shqipëri problem është blerja e votës dhe përdorimi i shtetit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme te orientimi i votës, atëherë duhen ligje që ndëshkojnë.

Në zgjedhjet e ardhshme, frika ime është se do hyjmë me të njëjtin model. Pavarësisht se kush voton, numëron partia në pushtet.", tha Qori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat