E bujshme! SPAK sekuestron HEC-in e Breçanit dhe llogaritë bankare të Matës, nën hetim edhe këngëtarja e njohur shqiptate

Shqipëria

E bujshme! SPAK sekuestron HEC-in e Breçanit dhe llogaritë bankare të Matës, nën hetim edhe këngëtarja e njohur shqiptate

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:19
Erzen Breçani, Ervin Mata

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.

Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohet ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty per një datë tjeter. Mes personave nen hetim pasuror edhe kengetarja Elvana Gjata.

Ish drejtuesi i lartë i policise Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC ku ne pranga perfunduan disa persona mes tyre edhe shefi i hetimit te krimeve Dedan Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat