E rëndë! Konsumoi mbidozë të barnave, 29-vjeçarja përfundon me urgjencë në spital

Shqipëria

E rëndë! Konsumoi mbidozë të barnave, 29-vjeçarja përfundon me urgjencë në spital

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një 29-vjeçare përfundoi në spital, pasi konsumoi mbidozë të barnave.

Sipas informacioneve policore, e reja është dërguar me urgjencë në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

“Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.

29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat