Refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në Kuvend, SPAK: S’e parashikon ligji

Shqipëria

Refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në Kuvend, SPAK: S’e parashikon ligji

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:37
SPAK

SPAK ka zbardhur vendimin përmes të cilit refuzoi kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat në Kuvend.

Në vendimin e plotë, bëhet me dije se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nënkupton edhe pamundësimin e ushtrimit të profesionit në këtë rast, ndërsa lloji i masës shtrënguese vendoset nga Gjykata.

“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për të drejtat e trajtimit të të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve mundësimin e dhënies së një leje të tillë”, lexohet në vendimin e SPAK ku theksohet se nisur nga kjo në kërkesën e avokatit të Berishës nuk evidentohet asnjë dispozitë mbi të cilën ajo mbështetet.

Sali Berisha aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’ , nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat