A do t’i bashkoni votat me PS-në për Reformën Zgjedhore? Përgjigjet Basha

Shqipëria

A do t’i bashkoni votat me PS-në për Reformën Zgjedhore? Përgjigjet Basha

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:29
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, ku foli për situatën politike në vend, “Vettingun”, përplasjet në PD, duke u ndalur edhe tek Reforma Zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët nëse do të bashkojë votat me PS për Reformën Zgjedhore, kryetari i PD Lulzim Basha tha se do të votojë çdo projekt që e konsideron pjesë të interesit publik.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është’ listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës.

Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat