Nënkryetari i PD-së zbardh prapaskenat për rikthimin e Bashës

Shqipëria

Nënkryetari i PD-së zbardh prapaskenat për rikthimin e Bashës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 07:48
Roland Bejko

Nënkryetari i PD-së Roland Bejko, i ftuar në një intervistë televizive, tha se kësaj radhe kreu i PD-së Lulzim Basha e ka sfidën me qytetarët.

Sipas Bejkos, Basha vjen me bindje dhe synime të qarta ndryshe nga koha me Berishën.

“Lulzim Basha sfidën e ka jo thjesht me militantët, por më shumë me qytetarët. Në këtë epokë të re të tij, por pa Sali Berishën nëse do të jetë i njëjti Bashë, me të njëjtin metodë, mentalitet  qe ka qenë edhe në kohën që ishte me Berishën, atëherë për shqiptarët nuk do të thotë asgjë. Lulzim Basha është i interesuar të shpikë vetvetën, të shfaqët si vetvetja të jetë i lire të bëjë gjera me bindje.

Në një emision që ka qenë i ftuar pyetur nëse do të futen në zgjedhje dhe Basha i tha Po , sepse unë dua të qëndroj larg bojkoteve. Por, dy ditë më vonë ka dalë Berisha dhe tha tërësisht të kundërtën e fjalimit të Bashës. Ky qëndrim tregon shumë.

Sot është kryetar i dobët, këtë do ta shikojmë pas zgjedhjeve. Unë do ta mbështes që të arrijmë objektivat politikë", u shpreh Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat