Trashësia e dëborës deri në 50 cm/ ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve për shkak të motit të keq: Ka prezencë të ortekëve!

Shqipëria

Trashësia e dëborës deri në 50 cm/ ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve për shkak të motit të keq: Ka prezencë të ortekëve!

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar dale më një njoftim në lidhje me gjendjen e rrugëve në vend për shkak të motit të keq.

Kështu sipas ARRSH në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm.

“Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat