Misri dhe gruri mbeten në magazinë në Maliq! Prodhimi ishte i mbarë por nuk po shitet

Shqipëria

Misri dhe gruri mbeten në magazinë në Maliq! Prodhimi ishte i mbarë por nuk po shitet

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Prodhimi i misrit dhe i grurit të fermerëve të Sheqerasit në bashkinë e Maliqit këtë vit ka mbetur stok.

Edhe pse arritën të marrin sasi të kënaqshme nga prodhimi i këtyre dy kulturave fermerëve u ka mbetur thuajse 90% e prodhimit pa shitur. Nga momenti kur ata mblodhën prodhimin e tyre u përballën me një çmim të ulët në treg, por tani thonë se jo vetëm që ky çmim është ulur më tepër por nuk ka as kërkesë nga tregtarët për këto dy kultura.

Teksa përllogarisin kostot e larta të prodhimit fermerët thonë se ata vazhdojnë të jenë në vështirësi për shkak të importit të drithërave.

Përgjatë viteve të fundit interesi i fermerëve për prodhimin e drithërave u shtua për shkak të çmimit më të lartë të tyre në tregun botëror por edhe skemave mbështetëse të qeverisë. por prodhimi i tyre këtë vit ka mbetur në magazina duke i vendosur ata në vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat