U vra në 21 janar/ Homazhe në Gjirokastër për Ziver Veizin, mbesa: Për xhaxhanë tim u dha vetëm një shpërblim qesharak

Shqipëria

U vra në 21 janar/ Homazhe në Gjirokastër për Ziver Veizin, mbesa: Për xhaxhanë tim u dha vetëm një shpërblim qesharak

Më: 21 janar 2024 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

13 vjet pas ngjarjes së 21 Janarit në fshatin Zenelaj në Gjirokastër familjarë të njërit prej viktimave Ziver Veizit kanë kryer homazhe në varrin e tij.

Familjarët edhe këtë vit vijuan të apelojnë për drejtësi. Mbesa e Ziver Veizit tha se kanë pritur që organet e reja të drejtësisë ta rihapin çështjen.

“Për xhaxhain tim deri tani është dhënë vetëm një shpërblim qesharak. I jemi drejtuar SPAK me kërkesën për ta rihapur çështjen dhe shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë.”

Asim Banushi mik i Veizit dhe një prej ish-protestuesve në protestën e 21 Janarit tha se drejtësia është e vonuar dhe ka ardhur koha që të flasë qartë. Ai kujton momentet e vështira gjatë protestës dhe kujtoi edhe një herë se dëshmitë për drejtësinë janë të mjaftueshme për pafajësinë e viktimave.

“Shpresonim se do të gjenim drejtësi. Te ajo protestë gjetëm një kundërshtim të ashpër të pushtetit të asaj kohe. Ne nuk besonim se do të arrinim në një ngjarje të tillë, me 4 viktima të demokracisë. Drejtësia duhet të flasë, jo për ne, por për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.”

Sipas familjes statusi i dwshmorit që Ziver Veizi e përfitoi gati 1 vit më parë ishte vetëm një kompesim i pjesshëm moral për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm që po protestonte paqësisht dhe i paarmatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat