1 m borë në Fushë-Arrëz, Curri: -15°! Nuk dimë fatin e banorëve të disa fshatrave

Shqipëria

1 m borë në Fushë-Arrëz, Curri: -15°! Nuk dimë fatin e banorëve të disa fshatrave

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:07
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, ka reaguar lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme në Fushë-Arrëz, pas reshjeve të shumta të dëborës, të cilat sipas burimeve për Euroneës Albania, kanë shkuar deri në 1 metër trashësi.

Përmes një interviste, Curri tha se disa fshatra janë totalisht të bllokuar dhe pa energji elektrike, gjë që sipas tij bën që të mos kenë asnjë kontakt me banorët e këtyre fshatrave.

Ai tha se nuk kanë dijeni për banorët e disa fshatrave të Fushë-Arrëzit pas izolimit, ndërkohë që theksoi se temperaturat kanë arritur në minus 15 gradë.

“Situatë e jashtëzakonshme. Intensiteti i reshjeve dhe temperaturat minus 15 gradë, e kanë bërë të pamundur. Ditën e djeshme kemi pasur një rast të jashtëzakonshëm sepse u bllokuan 10 familje dhe një aks rrugor dhe deri në 10 të darkës kemi bërë shpëtimin e tyre. Gjendja në disa fshatra është e pakomunikueshme dhe nuk dimë për fatin e tyre”, është shprehur Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat