Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas motit të keq, si paraqitet situata në Fushë Arrëz

Shqipëria

Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas motit të keq, si paraqitet situata në Fushë Arrëz

Më: 22 janar 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Reshjet e borës në Fushë Arrëz, vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës.

Gjatë natës në rrugë punuan mjete te emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat.

Në Qafen e Sharit reshjet e borës kanë arritur deri mbi 1.5 m nga erërat.

Gjatë mbrëmjes mbërritën ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile.

Kujtojmë se dy ditë më parë Fushë Arrëzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat